VIDEO/ Dejvi Bregu e “bën sefte” në Poloni, vlonjati protagonist në fitoren e Vislës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 2, 2024 | 20:15

VIDEO/ Dejvi Bregu e “bën sefte” në Poloni, vlonjati protagonist në fitoren e Vislës

Sulmuesi Dejvi Bregu e “bën sefte” në Poloni, tek Visla Krakov skuadra në të cilën u transferua gjatë merkatos së janarit nga Umraniespor.

Bregu

Ishte minuta e 54’ kur Bregu tundi rrjetën kundërshtare, duke u zhbllokuar në aspektin personal. 28-vjeçari shënoi golin e dytë në suksesin 1-2 të Vislës në transfertën përballë Odra Opolës.

Vendasit shënuan në minutat shtesë të takimit, por në fund pati festë tek ekipi i sulmuesit vlonjat. (VIDEO)

Rikujtojmë që Visla Krakov është skuadër që garon në divizionin e dytë të futbollit polak.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"