VIDEO/ Dedikimi special, zbulohet arsyeja e veçantë që fshihet pas festimit të Granit Xhakës
Granit Xhaka gjeti rrugën e rrjetës në Ligën e Europës, në duelin ndaj Sportingut të Lisbonës. Mesfushori me origjinë shqiptare tundi rrjetën në minutën e 19-të të sfidës duke kaluar në avantazh “Topçinjtë” e Arsenalit.
Menjëherë pas shënimit të golit Xhaka ka festuar në një mënyrë të pazakontë. Ai ka vendosur dorën përpara hundës së tij, duke bërë kureshtarë tifozët për këtë festim.
Por arsyeja që fshihet pas këtij veprimi është vajza e tij, Ajna. Ka qenë bashkëshortja e Granitit, Leonita, ajo e cila përmes një postimi në “Instagram” ka shpjeguar gjithçka.
“Gol për Ajnën, ai e premtoi. Të duam babai më i mirë”, shkruan Leonita Xhaka bashkëngjitur fotos së Granitit duke festuar golin e tij.
Pak minuta më pas, bashkëshortja e mesfushorit shqiptar ka shpërndarë edhe një foto të vajzës së saj, e cila përsërit gjestin e bërë nga 30-vjeçari.
Xhaka dedicating his goal to his daughter, who did his celebration straight back when she saw it on TV 🥺 pic.twitter.com/okEm4G81yo
— ESPN UK (@ESPNUK) March 16, 2023
PANORAMASPORT.AL
