VIDEO/ Debutimi i fanellave të reja të Kombëtares, shihni pamjet nga dhomat e zhveshjeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 19:49

VIDEO/ Debutimi i fanellave të reja të Kombëtares, shihni pamjet nga dhomat e zhveshjeve

Nuk është vetëm trajneri Silvinjo ai që debuton në ndeshjen e sotme të Shqipërisë. Në duelin e parë të kualifikueseve të Euro 2024, Shqipëria luan ndaj Polonisë me fanellat e saj të reja.

sdfsdfsdsdsdf

Një dizajn i veçantë me shqiponjën dykrenore e cila është risia e këtij edicioni, pasi është vendosur në mënyrë të dukshme në pjesën ballore të fanellës. Ndërkohë, në pjesën mbrapa janë vendosur një sistem i ri numrash, pak më të ndryshëm nga ata që jemi mësuar të shohim më përpara në fanellat e kombëtares.

FSHF ka publikuar në rrjetet sociale një video ku tregon ambientet e brendshme në stadiumin e Varshavës, ku janë të vendosura të gjithë fanellat e të përzgjedhurve nga trajneri Silvinjo për këtë ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"