VIDEO/ De Oliveira merr tre pikët për Flamuratrin, dy golat e brazilianit në pjesën e dytë sjellin fitoren përballë Korabit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2024 | 23:50

VIDEO/ De Oliveira merr tre pikët për Flamuratrin, dy golat e brazilianit në pjesën e dytë sjellin fitoren përballë Korabit

Flamurtari ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme në Vlorë, kësaj radhe përballë Korabit, me rezultatin 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Parë.

bandicam 2024-02-18 14-45-57-373

Sfida nisi me raste nga të dyja skuadrat, por golat erdhën vetëm në pjesën e dytë me De Oliveirën, i cili shënoi një supergol në minutën e 58’ dhe dyfishoi shifrat falë një gabimi në mbrojtje në minutën e 64’.

Një tre-pikësh që vlen shumë për Flamurtarin, me kuqezinjtë që ruajnë pozitat në “play-off”, ndërsa Korabi vazhdon të jetë në “fije të perit” për një vend në luftën për t’u ngjitur.

FLAMURTARI-KORABI  2-0

De Oliveira 58′, 64′

GOLI I DYTË I FLAMURTARIT ME AUTOR DE OLIVEIRAN: VIDEO

GOLI I PARË I FLAMURTARIT ME AUTOR DE OLIVEIRAN: VIDEO

TRAVERSA E FLAMURTARIT ME AUTOR DIAMANTIN: VIDEO

PRETENDIMI I DYTË I FLAMURTARIT PËR PENALLTI: VIDEO 

PRETENDIMI I FLAMURTARIT PËR PENALLTI: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE: 

FLAMURTARI: Teqja, Deliaj, Frashëri, Pjeshka, Sidibe, Beqja, Batha, De Olivera, Beji, Diamanti Shkurtaj. Trajner: E.Memushi  

KORABI: Qyrani, Paplekaj, Lila, Lila, Mziu, Buci, Kasalla, Geci, Kryemadhi, Çema, T.Marku. Trajner: Sh.Kumbarçe  

GJYQTARË: F.Lata, H.Lisaku (Durrës) , Xh.Rroshi (Divjakë)  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"