VIDEO/ Darmian bën heroin ndaj Atalantës së Gjimshitit, Interi shkon në gjysmëfinale me Asllanin në fushë
Interi “fluturon” drejt gjysmëfinales së Kupës së Italisë. Zikaltërit e Inzagit mposhtën Atalantën me rezultatin 1-0, në duelin e zhvilluar në “San Siro”. Goli fantastik i Darmian në minutën e 57-të, i dhuroi kualifikimin zikaltërve, në një duel tepër të luftuar.
Të bergamaskët titullar u aktivizua Berat Gjimshiti që bëri një paraqitje mjaft të mirë, ndërkohë që mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani u hodh në fushë në minutën e 72-të, duke i justifikuar mësë miri minutat që qëndroi në fushë.
FT
INTER 1-0 ATALANTA
Darmian 57′
NGJARJET KRYESORE
Mbyllet sfida!
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
85′ Inzagi zëvendëson edhe Lautaro Martinez, në fushë një tjetër argjentinas, ai është Korrea.
77′ Tjetër zëvendësim te Interi, largohet nga fusha Damfris, vendin e tij e merr Dambrozio.
71′ Momenti i Kristjan Asllanit, Inzagi e hedh në fushë në vendin e Çalhanoglu. Ndërkohë largohen edhe Gosens dhe Lukakut, për Dimarkon dhe Xhekon.
57′ GOOOL INTERI 1-0/ Zhbllokohet sfida, mbrojtësi Darmian realizon një gol mjaft të bukur me të majtën në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës së Musos.
DARMIAAAAAAAAAAAAN 1-0 pic.twitter.com/nmAXwX3Rw7
— InterGIFs (@InterGIFs1908) January 31, 2023
51′ Pranë golit Interi, gjermani Gosens, provoj me një gjuajtje fluturimthi, pas një harkimi nga këndi, topi shkon ngjitur me shtyllën.
46′ Starton pjesa e dytë!
Mbyllet pjesa e parë!
45’+2′ Mbyllet pjesa e parë.
45′ Jepet 1 minutë shtesë.
41′ Mundësi fantastike për Interin! Çalhanoglu gjuan nga jashtë zonës, por shtylla i mohon golin e sigurt.
38′ Dumfris tenton krosojë drejt Lukakut në zonë, por mbrojtësi shqiptar Gjimshiti reagon në kohë dhe e largon me menjëherë topin
37′ Dumfris tenton me një goditje potente nga jashtë zonës, por topi fluturon shumë larg portës.
33′ Gosens ndërhyn ashpër ndaj Maehle, ndëshkohet me karton të verdhë.
30′ Lukaku pason topin drejt Lautaro Martinez, ky i fundit godet por gjuajtja bllokohet nga një mbrojtës i Atalantës.
28′ Lukaku merr topin dhe niset drejt portës, por arbitri ndalon lojën për pozicion jashtë loje.
21′ Barela godet fort nga jashtë zonës së penalltisë drejt portës, por Muso e bllokon mjaft mirë dhe bën një pritje të bukur.
17′ Dumfris përpiqet të krosojë drejt Lukakut brenda zonës, por Maehle ndërhyn në mënyrë të shkëlqyeshme dhe largon topin.
14′ Lautaro Martinez përplaset me Zapatën në një dylyftim dhe të dy futbollistët rrëzohen në fushë. Arbitri ndalon lojën për pak sekonda.
5′ Boga avancon drejt portës i vetëm, por nuk arrin të godasë pasi bllokohet nga mbrojtja kundërshtare.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:
INTER (3-5-2): Onana: Darmian, De Vrij, Açerbi; Damfris, Barela, Çalhanoglu, Mkhitarian, Gosens; Lukaku, Lautaro. Trajner: Inzagi.
ATALANTA (3-4-1-2) Muso; Toloi, Gjimshiti, Skalvini; Hatebur, De Ron, Kopmeiners, Maehle; Pasaliç, Boga; Zapata. Trajner: Gasperini.
PANORAMASPORT.AL
