VIDEO/ Da Silva kthehet menjëherë si protagonist, Partizani fiton derbin dhe zhyt Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2023 | 23:56

VIDEO/ Da Silva kthehet menjëherë si protagonist, Partizani fiton derbin dhe zhyt Dinamon

Partizani ka fituar sot derbin ndaj Dinamos dhe ka marrë një dozë të rëndësishme morali para derbit tjetër, atij ndaj Tiranës. Të kuqtë kanë fituar me shifrat 3-1 falë një pjese të dytë që pa si protagonist në fushë Viktor Da Silvan.

bandicam 2023-09-22 17-59-44-245

Aktivizimi në pjesën e dytë i brazilianit ndryshoi lojën e të kuqve, pasi ata gjetën më shumë rrezikshmëri pranë zonës kundërshtare. Pikërisht një asist i tij solli golin e Bintsuka për avantazhin, ndërsa më vonë, vetë braziliani dyfishoi shifrat. Rrapaj me predhën e zakonshme nga jashtë zonës vulosi fatin e takimit, pasi penalltia e Kaçorrit erdhi shumë vonë për të sjellë diçka për Dinamon.

Kështu, të kuqtë i afrohen Tiranës kryesuese para duelit direkt, ndërsa te Dinamo kthehen përsëri pikëpyetjet për forcën e kësaj skuadre që shfaq luhatje shumë të mëdha në këtë start të sezonit.

DINAMO-PARTIZANI 1-3
90’+3′ Kaçorri / 58′ Bintsuka, 78′ Rrapaj, 83′ Da Silva

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-1 të Partizanit.

90’+3’ GOOOL DINAMO! Shënon Kaçorri me penallti. (VIDEO)

90’+2’ Penallti për të kuqtë pas një faulli ndaj Kaçorrit në zonën e të kuqve. (VIDEO)

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Atanaskoski mundohet të shënoje më një gjuajtje më të majtën, sfera devijohet në këndore.

88’ Krasniqi dhe Danaj hyjnë në fushë në vend të Gudiabi dhe Denison te Dinamo.

86’ Kaçorri provon me një diagonale në kufijtë e zonës, topi përfundon larg katërkëndorit.

83’ GOOOL PARTIZANI! Da Silva nis dhe finalizon vetë një aksion sulmues duke gjetur golin e tretë e hipotekuar fatin e këtij derbi.  (VIDEO)

82’ Maget largohet nga fusha e lojës për t’i bërë vend Koçijan.

78’ GOOOL PARTIZANI! Rrapaj merr topin në pozicion ballor jashtë zonës dhe pasi gjen hapësirën, lëshon një nga gjuajtjet e tij të forta e cila përplaset në shtyllë e pastaj në rrjetën e portës së Dinamos.  (VIDEO)

73’ Rast i shkëlqyer i Dinamos për të shënuar me një harkim të Markut për Kaçarrin, ku ky i fundit gjuan me një kthesë të fortë, por nuk gjen katërkëndorin e Hoxhës. (VIDEO)

72’ Mba dhe Taipi marrin vendin e Bintsuka dhe Grezdës te Partizani.

67’ Da Silva nis një tjetër pasim interesant për Bintsuka, Rexhepi del dhe kontrollon sferën.

66’ Allmuça dhe Tusha hyjnë në fushën e lojës në vend të Prodanit dhe Vilës në radhët e Dinamos.

65’ Marku nga e djathta harkon në shtyllën e dytë për Kaçorrin, gjuajtja e këtij të fundit me kokë është e lehtë dhe përfundon në duart e Hoxhës. (VIDEO)

64’ Harkim i Denison nga e djathta, as Kaçorri dhe as Zabërgja nuk ia dalin të devijojnë në portë.

58’ GOOOL PARTIZANI! Pikërisht Da Silva jep një pasim të artë për Bintsuka i cili nuk e ka të vështirë të mposhtë Rexhepin. (VIDEO)

56’ Mehmeti i bashkohet listës së të ndëshkuarve me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

53’ Gudiabi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë në aksionin e mëparshëm.

52’ Kundërsulm i shpejtë i Partizanit me Grezdën i cili shfaqet në të djathtën dhe gjuan, por Gudiabi ndalon gjuajtjen duk i hequr një mundësi të artë për të shënuar. (VIDEO)

49’ Skuadrat janë shumë të zgjatura në fushë në këto minuta të parë të pjesës së dytë, teksa ka shumë hapësira për të zhvendosur situatat nga një portë në tjetrën. Por mungojnë përsëri gjuajtjet drejt katërkëndorit.

46’ Cara i lë vendin në fushë Da Silvas, ndërsa Mehmeti të Muratajt në fillimin e pjesës së dytë.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Vila nga ana tjetër lëshon një gjuajtje të fortë, Hoxha grushton e largon rrezikun. (VIDEO)

42’ Grezda lëshon një harkim perfekt nga e djathta për Bintsuka, por gjuajtja me kokë e këtij të fundit kalon mbi traversën e Rexhepit. (VIDEO)

37’ Pas një goditje këndi, topi shkon te Kaçorri i cili gjuan me kokë por në mënyrë krejtësisht të gabuar. (VIDEO)

36’ Vila harkon nga e majta në shtyllën e dytë për Zabërgjën, por devijimi i këtij ët fundit nuk kthen topin drejt portës së Hoxhës pasi Atanaskoski e shtyn në këndore.

33’ Denison provon me një goditje dënimi ballore në kufijtë e zonës, sfera kalon mbi traversën e portës së Partizanit. (VIDEO)

30’ Atanasakoski lëshon një krosim nga e majta në shtyllën e dytë pas një goditje këndi, por aksioni ndalet nga një pozicion jashtë loje.

28′ Marku është lojtari i parë që ndëshkohet me karton të verdhë.

24’ Grezda shfaqet në të djathtën, pason përsëri për Rrapajn, por gjuajtja e këtij ët fundit përfundon në duart e Rexhepit. (VIDEO)

19’ Murataj nga e djathta nis një pasim në qendër për Bintsuka, por ky i fundit nuk ia del të devijojë para portës.

14’ Vila merr një pasim të shkëlqyer në krahun e majtë, shmang Zekollin dhe provon të pasojë për Kaçorrin, por mbrojtja e të kuqve largon rrezikun. (VIDEO)

9’ Grezda nis Bintsuka në krahun e djathtë, gjuajtja e tij devijohet dhe përfundon në duart e Rexhepit. (VIDEO)

5’ Vila lëshon një predhë brenda zonës, Bytyçi e ndalon me trup.

4’ Goditje ballore e Rrapajt pas pasimit të Grezdës, Rexhepi përgjigjet i gatshëm me grushtimin e tij. (VIDEO)

1′ Nis ndeshja në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO: Rexhepi, Marku, Behiratçe, Samake, Prodani, Gudjabi, Lorran, Zabërgja, Denison, Vila, Kaçorri.
Trajner: L. Di Biaxho

PARTIZANI: Hoxha, Atanaskoski, Sota, Bytyçi, Zekolli, Maget, Rrapaj, Murataj, Grezda, Cara, Bintsuka.
Trajner: Z. Zekiç

WhatsApp Image 2023-09-22 at 6.16.15 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"