VIDEO/ Çuni shpërdoron një rast të artë, Milani feston me 3 gola kundër Frozinones dhe i ushtron presion skuadrave kryesuese
Milani mposhti me rezultatin 3-1 Frozinone mbrëmjen e sotme, duke u ngjitur në kuotën e 29 pikëve në 14 javë. Ky ishte suksesi i dytë radhazi për kuqezinjtë e Piolit, që tashmë janë futur në ritmin e skuadrave kryesuese. Titullarë në këtë përballje ishin edhe dy futbollistët shqiptarë Çuni dhe Ibrahimoviç.
Në minutën e 42-të, kur shifrat ishin të barabarta, Çuni shpërdoroi një rast të artë i vetëm me portierin Menja, teksa fati nuk ishte me djaloshin 22-vjeçar. Tentativa e tij u ndal nga gardiani kuqezi. Ndërkohë as një minutë më pas Milani gjeti rrugën e rrjetës me Joviç.
Për të siguruar triumfin mendoi Pulisiç dhe Tomori në minutat 50 dhe 74-t, teksa golin e nderit për Frozinonen e shënoi Breshianini. Sfidën e radhës Milani e luan në transfertë ndaj Atalantës, ndërkohë që Frozinone pret Torinon.
FT: MILAN-FROZINONE 3-1
Joviç 43′, Pulisiç 50′, Tomori 73′ / Breshianini 82′
KOMENTI
Mbyllet sfida!
90′ Akordohen 4 minuta shtesë!
85′ Momenti i 15-vjeçarit Kamarda, Pioli e hedh sërish në fushë në vend të Joviç.
82′ GOOOOOL FROZINONE 3-1/ Miqtë shënojnë golin e nderit me anë të futbollistit Breshianini i hedhur në fushë në startin e pjesë së dytë. (VIDEO)
73′ GOOOOL MILAN 3-0/ Skuadra e Piolit e papërmbajtshme mbrëmjen e sotme, shënon edhe golin e tretë me anë të Tomorit (VIDEO)
66′ Dy zëvendësime te Frozinone, trajneri largon nga fusha Çunin dhe Ibrahimoviçin shqiptar për të aktivizuar Xhuzepe Caso dhe Kaio Jorge.
50′ GOOOOL MILANI 2-0/ Kuqezinjtë dyfishojnë shifrat me anë të Pulisiç. Futbollisti amerikan udhëheq mjaft bukur topin e dhuruar nga Menja, teksa mes 3 kundështarëve futet nga e djathta e zonës dhe nuk fal duke përshëndetur rrjetën. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë!
Mbyllet pjesa e parë!
43′ GOOOL MILAN 1-0/ Zhbllokohet sfida, Joviç kalon në avantazh Milanin me një gjuajtje të bukur brenda zonës (VIDEO)
42′ E pabesueshme çfarë humbet Çuni i cili i rëmben bukur topin Tomorit dhe del i vetëm me Menja, gjuajtja e tij u ndal nga portieri i Milanit dhe shkoi në këndore. Sulmuesi shqiptar vendos duart në kokë (VIDEO)
34′ Tentativa e Çunit brenda zonës, sulmuesi shqiptar provon të gjejë rrugën e rrjetës, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit (VIDEO)
20′ Milani hidhet në sulm në kërkim të golit, por mungon saktësia para portës.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"