Postuar: Nëntor 5, 2023 | 18:30
VIDEO/ Çudira shqiptare në Korçë, kabinës së VAR-it i vendosin sipër një… prezervativ
Kabina e VAR-it është kthyer në një nga objektet më të rëndësishme në stadiumet e klubeve të Kategorisë Superiore, pasi fati i ndeshjeve shpesh vendoset nga ajo që shfaqet në monitorin e vendosur brenda kësaj kabine të vogël. Por në Korçë ndoshta e kanë tepruar pak me “sigurinë” e kabinës së VAR-it.
Nuk kuptohet pse apo si ka përfunduar aty, por në ndehsjne e sotme mes Skënderbeut dhe Tiranës, mbi kabinën e VAR-it në stadiumin e qytetit të Korçës, është shfaqur një prezervativ, siç shihet në videon e mëposhtme.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"