VIDEO/ “Çfarë ke që sheh, budalla!”, FIFA zbulon çfarë ndodhi mes Mesit dhe Ueighorst pas Argjentinë-Holandë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 27, 2023 | 16:16

VIDEO/ “Çfarë ke që sheh, budalla!”, FIFA zbulon çfarë ndodhi mes Mesit dhe Ueighorst pas Argjentinë-Holandë

Një dokumentar i FIFA-s i prodhuar për Katar 2022, ka zbuluar më në fund një nga momentet më të çuditshme të këtij evenimenti. “Çfarë ke që sheh, budalla!”, eshtë një nga frazat që ka hyrë në histori nga ky turne, një frazë që Mesi ia tha Ueighorst pas përfundimit të ndeshjes Argjentinë-Holandë në çerekfinalet e turneut.

sadsad

Në media kishte spekulime nga më të ndryshmet rreth situatës që u krijua gjatë intervistës së Mest dhe ky i fundit vetë foli për provokime. Por në dokumentarin e titulluar “I shkruar në yje”, FIFA ka publikuar videon e atij momenti.

Aty shfaqet fillimisht Ueighorst i cili po priste pas kamerave duke parë argjentinasin. Në atë moment, Mesi shpërthen me reagimin e tij të famshëm ndaj holandezit. Më pas Ueihgorst shfaqet teksa shkon drejt Mesit i cili kishte përqafuar De Pol, duke i zgjatur dorën. Por argjentinasi e injoron plotësisht.


Pamjet më vonë shfaqin Ueighorst duke komunikuar me Lautaro Martinez dhe me Kun Aguero. “Unë thjesht po e prisja që t’i jepja dorën, kjo është mungesë respekti”, tha ai para se të largohej i mërzitur për sjelljen e pahijshme të yllit argjentinas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"