VIDEO/ “Bombë” nga distanca, sulmuesi i Bajernit çmend rrjetin me eurogolin ndaj Interit
Bajerni i Mynihut arriti të fitonte mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-0 ndaj Interit në stadiumin “Allianz Arena”, e vlefshme për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Champions.
Golat për bavarezët u shënuan nga Benxhamin Pavard në minutën e 32′ dhe Erik Maksim Çupo-Moting në minutën e 72′.
Ishte pikërisht ky i fundit që mori vëmendjen e të gjithëve, teksa ka shënuar një eurogol nga distanca.
Sulmuesi kamerunas i Bajernit të Mynihut mori një top nga Alfonso Dejvis, i cili goditi me një “silurë” duke e dërguar topin në trekëndësh dhe duke mposhtur edhe bashkombasin e tij, portierin zikaltër, Andre Onanan.
Një supergol që bëri menjëherë xhiron e rrjetit.
Për Çupo-Moting, ky ishte goli i tij i 8-të në 13 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet, mes kampionatit, Kupës së Gjermanisë dhe Champions-it, teksa ka dhuruar gjithsej edhe 3 asiste për shokët e skuadrës.
BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL
