VIDEO/ Bojkot lojtarësh dhe akuza tolerimi pas humbjes, flet drejtori sportiv i klubit të Kategorisë së Dytë: Ja pse ndodhi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2023 | 17:42

VIDEO/ Bojkot lojtarësh dhe akuza tolerimi pas humbjes, flet drejtori sportiv i klubit të Kategorisë së Dytë: Ja pse ndodhi

Ndeshja e kësaj fundjave në Grupin A të Kategorisë së Dytë mes Veleçikut dhe Ilirisë është shoqëruar me polemika të shumta për mënyrën se si erdhi fitorja 4-3 e skuadrës udhëtuese.

Nuri Rexha

Në minutat e fundit, dy lojtarë të skuadrës vendase dolën nga fusha e lojës duke lënë skuadrën me 9 vetë, edhe pse nuk u dëmtuan apo morën karton të kuq, duke zgjedhur të mos vazhdonin të luanin. Më pas erdhi goli në shtesë që i dha fitoren Ilirisë, gjë që solli përplasjen e tifozëve me drejtuesit vendas duke i akuzuar për rezultatin e kësaj ndeshje e aluduar për tolerime.

Drejtori sportiv i Veleçikut, Nuri Rexha, ka folur për “Panorama Sport”, duke treguar versioni e tij të ngjarjeve.

“Arsyeja e humbjes? Aktivizimi i lojtarëve të rinj, kaq. Pse nuk u aktivizuan të vjetrit? Ju e dini shumë mirë që objektivi ynë është të qëndrojmë në kategori, kaq”, ishte shfajësimi i tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"