VIDEO/ Bitri interviston sulmuesin më të ri të Partizanit me një shishe uji: Kam dëgjuar që tifozët janë shumë të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 18:50

VIDEO/ Bitri interviston sulmuesin më të ri të Partizanit me një shishe uji: Kam dëgjuar që tifozët janë shumë të…

Matej Çvetanoski është një nga futbollistët më të rinj të Partizanit i afruar këtë merkato.

bitri-cvetanovski

Me anë të një video të shpërndarë nga klubi i kuq në rrjetet sociale, shfaqet Eneo Bitri teksa interviston sulmuesin nga Maqedonia e Veriut, i cili përdor një shishe uji në vend të mikrofonit.

“Çfarë mendon për futbollin në Shqipëri dhe për fansat e Partizanit?”, ishte pyetja nga qendërmbrojtësit drejt Çvetanoskit, me këtë të fundit që përgjigjet: “Është viti im i parë këtu dhe ndihem mirë, të gjithë në ekip më pritën mirë. kam dëgjuar që Ultras Guerrils janë tifozë shumë të mirë dhe shpresoj të na japin forcë për sezonin dhe të fitojmë kampionatin”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"