VIDEO/ Besëlidhja bën surprizën në Korçë, frenon Skënderbeun pretendent
24Besëlidhja ka dhuruar një nga surprizat e kësaj jave në Kategorinë e Parë teksa ka barazuar me shifrat 1-1 në Korçë përballë Skënderbeut që është mes skuadrave pretendente për ngjitjen në Superiore. Skuadra lezhjane, e cila nuk kishte në stol trajnerin Bruka, i cili ka dhënë dorëheqjen, ka siguruar një rezultat shumë të rëndësishëm për moralin, në një start sezoni që nuk ka qenë në nivelin e kërkuar për këtë ekip.
Korçarët kaluan shpejt në avantazh me Pusin dhe kishin disa mundësi të mira për të shënuar, pasi ishin në kontroll të plotë të lojës. Por vetë Pusi, apo edhe Temitope, humbën disa raste të pastra për shënim, duke i dhënë mundësinë Besëlidhjes që të qëndronte në ndeshje.
Goditja nga jashtë zonës e Nunesh në minutën e 75-të ishte ajo që vendosi baraspeshën në shifra dhe që tronditi korçarët, të cilët u munduan që të reagonin, por nuk ia dolën të kalonin Demin e vëmendshëm në portën lezhjane. Kështu, Besëlidhja merr një barazim me shumë vlera për moralin e renditjen, ndërsa Skënderbeu frenon pikërisht në momentin kur dukej se mund të vinte në trysni kreun e renditjes që mbahet nga Dinamo.
SKËNDERBEU 1-1 BESËLIDHJA
Pusi 12′ / Nunesh 75′
-GOLI I NUNESH
-GOLI I PUSIT
FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU: Ruçi, Frashëri, Prençi, Rapa, Hysolli, Qeleshi, Alii, Lika, Pusi, Zenullari, Temitope.
Trajner: Migen Memelli
BESËLIDHJA: Demi, Jaku, Gjikolaj, Veseli, Da Silva, Dibra, Bruka, Metaliaj, Gjoka, Shehu, Danaj.
Trajner: Hasan Hoxha
PANORAMASPORT.AL
