VIDEO/ Benzema dhe Rodrigo kthejnë në rrugën e duhur Realin, fitore përballë Balliut për të tentuar vendin e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2023 | 21:50

VIDEO/ Benzema dhe Rodrigo kthejnë në rrugën e duhur Realin, fitore përballë Balliut për të tentuar vendin e dytë

Real Madrid i ka dhënë lamtumirën titullit në këtë edicion, por skuadra e Karlo Ançelotit po përpiqet në të gjitha mënyrat që të bëjë të vetin të paktën vendin e dytë në kampionat pas krahëve të Barcelonës, në një duel të ndezur me Atletikon.

benzema

Madrilenët kanë siguruar sot një fitore të rëndësishme në këtë aspekt, duke mundur me shifrat 2-1 Rajo Vajekanon e Ivan Balliut.

Një gol i Benzema i dha avantazhin skuadrës madrilene në  ”Santiago Bernabeu” që në minutën e 31-të, ndërsa mendohej se ekipi i Ançelotit do të thellonte diferencën. Por miqtë rezistuan dhe në fund të sfidës, iu afruan surprizës teksa barazuan me De Tomas në minutën e 84-t.

Për të evituar një tjetër ndalesë në kampionat, u desh goli i Rodrigo, i cili në minutën e 89 mposhti portierin kundërshtar për t’i dhënë 3 pikët skuadrës së tij.

sdfsdfsfsffssfdsf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"