VIDEO/ Barcelona nuk fal as Vijarealin, Pedri mjafton për ta çuar në +11 nga Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2023 | 22:58

VIDEO/ Barcelona nuk fal as Vijarealin, Pedri mjafton për ta çuar në +11 nga Reali

Barcelona e Çavit nuk ndalet në La Liga dhe marshon me një ritëm mbresëlënës. Katalanasit duan me çdo kusht titullin kampion dhe javë pas jave po thellojnë diferencën nga ndjekësi më i afërt, Real Madrid, teksa marrin fitore edhe në transferta që zakonisht kanë qenë problematike për ta.

villarreal-cf-v-fc-barcelona-laliga-santander

E tillë ishte ajo e sotmja në fushën e Vijarealit, një kundërshtar i cili lufton për renditjen në zonën e Europës. Katalanasit kaluan shpejt në avantazh me një aksion spektakolar me Pedrin, teksa më pas iu afruan disa herë edhe golit të dytë.

Por ata nuk ia dolën që të mbyllnin diskutimet, duke i dhënë mundësinë vendasve që të rrezikonin në fund disa herë para Ter Shtegen. Megjithatë, katalanasit rezistuan duke marrë tre pikë që e shkëputin edhe më shumë në kreun e renditjes së La Liga, me 11 pikë avantazh ndaj Realit të vendit të dytë.

VIJAREAL 0-1 BARCELONA

18′ Pedri

GOLI I PEDRIT

FORMACIONET ZYRTARE

barsdkld

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"