VIDEO/ Barcelona lë përsëri pikë rrugës, skuadra e Balliut u merr pikë katalanasve
Ivan Balliu është përballur sot me të kaluarën e tij, në ndeshjen mes Rajo Vajekanos dhe Barcelonës. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ka dalë pikërisht nga akademia e katalanasve para se të bëhej lojtar profesionist dhe fakti që ai është lindur e rritur në Katalonjë, e bën gjithmonë speciale këtë sfidë.
Sot, ai ishte 90 minuta në fushën e lojës në një sfidë e cila u mbyll me shifrat 1-1, pas një dueli me dy fytyra. Në të parën ishte Rajo që krijoi disa mundësi të mira shënimi, por gjeti golin vetëm në minutën e 39 me anë të Lopez, i cili lëshoi një goditje të pakapshme nga distanca.
SHIH VIDEON
Në të dytën, Barça kërkoi me ngulm barazimin dhe ia doli ta gjente, kur pas disa tentativash, Levandovski mposhti portierin Dimitrevski falë edhe një devijimi të Lezhën.
SHIH VIDEON
Sfida u mbyll kësisoj me barazimin 1-1, i cili do të shtojë më shumë trysninë mbi trajnerin Çavi, pasi skuadra e tij nuk po prodhon atë që pritej dhe tashmë rrezikon të shohë Zhironën dhe Realin të shkëputën më shumë në kreun e renditjes.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"