VIDEO/ Barazim mes protestave, Ballkanit të Dajës i ikën nga duart fitorja në shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2022 | 0:06

VIDEO/ Barazim mes protestave, Ballkanit të Dajës i ikën nga duart fitorja në shtesë

Ballkanit i ka ikur nga duart fitorja në ndeshjen e parë në grupe të Ligës së Konferencës teksa ka mbyllur në barazim 1-1 sfidën ndaj CFR Kluzh.

ballkani

Kampionët e Kosovës të drejtuar nga Ilir Daja, kanë zhvilluar një ndeshje shumë të kujdesshme në pjesën e parë, duke mos lejuar shumë tentativa drejt portës së Frashërit, i vëmendshëm me ndërhyrjet e tij. Me kalimin e minutave, ajo rriti edhe fazën ofensive duke tentuar disa herë portën e Kluzh, derisa gjeti golin me një aksion të shkëlqyer të Thaçit.

Por kur dukej se sfida po shkonte qetësisht drejt fundit e afronte një fitore historike, rumunët goditën me Matias duke përfituar nga një moskuptim mes Frashërit dhe Thaqit, të cilët i dhanë mundësinë futbollistit mik të çonte topin në rrjetë. Një episod në sekondat e parë të shtesës që dëmtoi një punë të bërë mirë gjatë 90 minutave, me rezultatin 1-1 që mbylli këtë sfidë të parë historike për një skuadër kosovare në grupe në Europë.

BALLKANI-CFR KLUZH 1-1
65′ Thaçi / 90’+1′ Matias

NGJARJET KRYESORE

90’+1’ Gabim i rëndë i Ballkanit. Frashëri dhe Thaqi nuk kuptohen dhe Matias vjen pas shpinës së mbrojtësit e devijon topin në rrjetë. Pprotesta të skuadrës kosovare për një faull por gjyqtari bën shenjë nga qendra. 1-1

84’ Seria e zëvendësimeve nga të dy skuadrat ka ulur ritmin e ndeshjes, me Ballkanin e vëmendshëm në këto minuta për të administruar rezultatin.

78’ Deak gjen të pavendosur mirë mbrojtjen e Ballkanit dhe gjuan drejt portës, por pa gjetur katërkëndorin e mbrojtur nga Frashëri.

75’ Provon përsëri Krasniqi nga distanca, këtë herë topi shkon larg katërkëndorit të Skufet.

70’ Krasniqi gjen hapësirën për të gjuajtur dhe provon të djathtën, por topi kalon mbi kryqëzimin e shtyllave.

65’ GOOOL BALLKANI! Aksion model i skuadrës kosovare me Thaçin i cili në të djathtën gjuan dhe mposht Skufet.

62’ Boateng shmang dy mbrojtës dhe gjuan në portë, por sfera devijohet mbi traversën e portës së Frashërit.

58’ Aksion interesant i Thaçit në krahun e djathtë, pasimi i tij në qendër nuk ndiqet nga askush dhe kosovarët humbasin një mundësi të mirë për të rrezikuar portën e Kluzh.

46′ Nis pjesa e dytë e sfidës.

45’+1′ Mbyllet 0-0 pjesa e parë. 

40’ Ballkani ka marrë iniciativën në këto minuta me rumunët e kthyer në gjysmëfushën e tyre që nuk lejojnë më shumë hapësira për kundërzbritjet e rrezikshme të skuadrës së Dajës.

30’ Shkëndija e parë e Ballkanit është me një gjuajtje të fortë nga Krasniqi në krahun e majtë, por gardiani i miqve grushton topin.

21’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Roxher tenton të gjejë portën por nuk ia del të dërgojë topin në katërkëndorin e Frashërit.

19′ Tre harkime radhazi në zonën e Ballkanit, Frashëri kontrollon gjithçka me qetësi.

9’ Zyba humb topin para zonës së tij dhe i jep mundësinë Deak të gjuajë por Frashëri bën mrekullinë me një fluturim spektakolar.

1’ Nis dueli në stadiumin e Prishtinës.

FORMACIONET ZYRTARE:

Ballkani-Kluzh

0909-

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"