VIDEO/ Barazim me 4 gola në “Mestalla”, Vinicius shpëton Realin nga humbja
Barazim me 4 gola mes Valencas dhe Realit të Madritit në sfidën emocionuese që përfundoi me shifrat 2-2.
Skuadra e Ançelotit fillimisht e pa veten në disavantazh të dyfishtë, por nuk u dorëzua teksa u largua nga “Mestalla” me 1 pikë.
Duro ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 27-të, ndërkohë që Jaremçuk 3 minuta më vonë dyfishoi shifrat për vendasit.
Gjithsesi madrilenët nuk u dorëzuan, teksa në minutën e 5-të shtesë të pjesës së parë ngushtuan përkohësisht diferencën me Vinicius Zhunior.
Ishte pikërisht ky heroi i Realit mbrëmjen e sotme, teksa në minutën e 76-të, shënoi edhe golin e barazimit të sfidës.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
Ky ishte dueli i gjashtë në 27 javë që Reali e mbyll në barazim. Në sfidën e radhës skuadra e Ançelotit do të presë Selta Vigon në shtëpi, ndërsa Valencia përballet me Getafen.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"