VIDEO/ Barazim dramatik mes Apolonisë dhe Korabit, fierakët shënojnë në shtesë me 10 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2024 | 21:49

VIDEO/ Barazim dramatik mes Apolonisë dhe Korabit, fierakët shënojnë në shtesë me 10 lojtarë

Apolonia dhe Korabi kanë ndarë sot pikët në një barazim dramatikë 1-1 që ka mbyllur ndeshjet e javës së 25 të Kategorisë së Parë.

korabi apolonia

Në sfidën e luajtur në Fieri, dy skuadrat kanë dhuruar një lojë shumë të luftuar pasi janë rivale direkte në klasifikim për vendet në play-off. Ndeshja u bë shumë më emocionuese në fundin  e saj, pasi Harizaj u ndëshkua me karton të kuq duke lënë me 10 lojtarë fierakët.

Miqtë shfrytëzuan epërsinë numerike dhe një gabim të portierit Bushi për të gjetur avantazhin në minutën e 84-t me Taulant Markun. Kur dukej se ata do të merrnin tre pikët, Repaj gjeti golin e barazimit për vendasit, duke bërë që dy ekipet të ndajnë pikët dhe të mos ndryshojnë pozitat në klasifikim, ku janë të dyja në kuotën e 36 pikëve.

APOLONIA – KORABI 1-1
90’+4′ Repaj / 84′ Marku

KK: Harizaj

GOLI I REPAJT (VIDEO)

GOLI I MARKUT (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"