VIDEO/ Baloteli nuk ndalet me sjelljen e tij, godet me shkelm në kokë shokun e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2021 | 11:51

VIDEO/ Baloteli nuk ndalet me sjelljen e tij, godet me shkelm në kokë shokun e skuadrës

Mario Baloteli nuk ndalet sërish me sjelljen dhe shakatë e tij. Sulmuesi italian, i cili njihet si një futbollist me një sjellje prej rebeli ka bërë një gjest që sigurisht si çdo herë tjetër është bërë viral në rrjet.

balo

Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit, aktualisht i Adana Demirspor ka goditur në formë shakaje shokun e tij të skuadrës pas golit të shënuar nga ekipi i tij në takimin ndaj Gallatasarajit në Superligën e Turqisë, ku përfundoi me fitoren 2-0 të Adana Demirsporit.

Ky është një nga veprimet e tij të zakonshme tashmë dhe ky veprim bëri menjëherë xhiron e rrjetit.

31-vjeçari aktualisht në këtë sezon është aktivizuar në total në kampionat në 17 ndeshje nga ku ka realizuar 6 gola dhe ka dhuruar 2 asist.

PANORAMASPORT.AL