VIDEO/ Ballkani dhe Ilir Daja e “djeg” pas fitimit të Kupës, festojnë me këngën “Çun Tirone”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 9:54

VIDEO/ Ballkani dhe Ilir Daja e “djeg” pas fitimit të Kupës, festojnë me këngën “Çun Tirone”

Dita e djeshme ka qenë historike për Ballkanin e Ilir Dajës. Kosovarët u shpallën për herë të parë në historinë e tyre fitues të Kupës së Republikës.

bandicam 2024-05-23 09-36-59-525

Normalisht që ky moment i veçantë nuk do të lihej pa u festuar nga ekipi. Pas përfundimit të ndeshjes, të gjithë së bashku me trajnerin Daja kanë shkuar të festojnë në një lokal.

Aty është kapur edhe trajneri kryeqytetas duke festuar me këngën që mund ta karakterizojë më së miri, “Çun Tirone”.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"