Postuar: Tetor 13, 2022 | 21:55
VIDEO/ Autogol qesharak në Ligën e Europës, shikoni çfarë katranosin lojtarët e Monakos
Një autogol qesharak u regjistrua në duelin mes Trabzonsporit dhe Monakos të vlefshme për Ligën e Europës. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0, teksa në minutën e 44-t, portieri Nubel dhe mbrojtësi Sarr, katranosën një autogol qesharak që do ta kishin zili edhe futbollistët amatorë.
Në tentativë për ta pasuar topin te mbrojtësi i Sarr, portieri i Monakos, e përplasi topin në këmbët e futbollistit, duke bërë që të përfundonte në rrjetë:
PANORAMASPORT.AL
