VIDEO/ Atmosferë festive në Hamburg, tifozët shqiptarë surprizojnë trajnerin Silvinjo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 23:48

VIDEO/ Atmosferë festive në Hamburg, tifozët shqiptarë surprizojnë trajnerin Silvinjo

Shqipëria mësoi ditën e sotme në Hamburg, kundërshtarët me të cilët do të pëballet në Europian. Goglat vunë përballë kuqezinjtë me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.  

Sylvinho-autograf

Të pranishëm në Hamburg në ceremoninë e shortit të Europianit, ishin presidenti Duka së bashku me trajnerin Silvinjo dhe stafin e FSHF-së. 

Edhe pse duhen afro 6 muaj nga starti i Europianit, atmosfera ka filluar të ndizet. Ditën e sotme, disa shqiptar që banojnë në Hamburg kanë qenë të pranishëm në hyrje të godinës ku hidhej shorti duke pritur delegacionin shqiptar.  

Një pritje e ngrohtë për trajnerin Silvinjo, teksa nuk kanë munguar autografet dhe elozhet për 49-vjeçarin.  

(VIDEO E MOMENTIT)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"