VIDEO/ Asist me shumë klas, Manaj bën sërisht protagonistin te Sivaspori 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 23:59

VIDEO/ Asist me shumë klas, Manaj bën sërisht protagonistin te Sivaspori 

Rei Manaj është shndërruar në një protagonist absolut te Sivaspori. Si të mos mjaftojnë 16 golat e shënuar në kampionat, sulmuesi lushnjar, rrëmbeu skenën mbrëmjen e sotme, me një asist fantastik me shumë klas, të dhuruar për shokun e skuadrës Menig, i cili nuk fali duke gjetur avantazhin ndaj Trabzonspor, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të.

manaj

Goli erdhi në minutën e 53-të, teksa për Manajn ishte asisti i parë në kampionat me fanellën e Sivasporit. Për më tepër shikoni pamjet:  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"