VIDEO/ As atij nuk i besohet! Portieri bën autogolin epik në derbin e ndezur në Gjermani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 22:39

VIDEO/ As atij nuk i besohet! Portieri bën autogolin epik në derbin e ndezur në Gjermani

Ndeshjet derbi mes St. Paulit dhe Hamburgut janë ndër më të ndezurat në futbollin gjerman dhe nuk ka rëndësi se në cilën kategori gjenden dy skuadrat me shumë histori. Normalisht, në derbi të tillë, gabimet nuk lejohen, por ai që ka bërë portieri i Hamburgut sot, do të kujtohet shumë gjatë.

asdsdadsadassdasdadasda

Në minutën e 27 të ndeshjes, portieri Daniel Hojer Fernandes, rifilloi lojën për skuadrën e tij me një rivënie fundore, duke ia kaluar topin mbrojtësit. Por një pasim i gabuar mbrapa, bëri që ai të kthehej me shpejtësi për të larguar topin, duke e shkelmuar atë në rrjetë në mënyrë të pabesueshme.

SHIH VIDEON

Autogoli ka bërë xhiron e rrjetit për shkak të mënyrës së si portieri gjuan topin, teksa çoi shifrat në 2-0 në ato minuta. Për fatin e tij të mirë, ekipi ia doli të barazonte shifrat dhe sfida u mbyll me rezultatin përfundimtar 2-2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"