VIDEO/ Arsenali merr fitoren e radhës, skuadra e Artetës turpëron Uest Hemin me 6 gola

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2024 | 17:12

VIDEO/ Arsenali merr fitoren e radhës, skuadra e Artetës turpëron Uest Hemin me 6 gola

Arsenali ka turpëruar Uest Hemin me rezultatin e thellë 6-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Premier Ligë.

0a3f990a-284f-413d-9e3b-6772dce65b76

Dueli u zhbllokua në të 32′ me Saliba dhe Bukajo Saka dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

Në të 44′ Gabriel shënoi të tretin dhe në fund të pjesës së parë “Topçinjtë” realizuan të katërtin.

Në të 63′ Saka realizoi dygolëshin personal dhe sfida u volos në të 66′ nga Deklan Rajs. Me këtë fitore skuadra e Artetës pozicionohet në vendin e 3-të me 52 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"