VIDEO/ Armando Sadiku bëhet hero në shtesë, dy golat e tij ruajnë pathyeshmërinë e ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 23:04

VIDEO/ Armando Sadiku bëhet hero në shtesë, dy golat e tij ruajnë pathyeshmërinë e ekipit

Armando Sadiku ka qenë sot heroi i skuadrës së Mohun Bagan në kampionatin indian, duke e ndihmuar këtë të fundit të siguronte një barazim të rëndësishëm ndaj Odisha në shtëpi, Sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka realizuar 2 gola, një nga të cilët në shtesë, për barazimin 2-2 që ruajti pathyeshmërinë e ekipit në këtë edicion në elitën e futbollit në Indi.

sadiku

Në ndeshjen e sotme, ekipi mik shënoi 2 gola që në pjesën e parë të takimit. Por Sadiku me një devijim mjeshtëror në zonë ngushtoi diferencën në minutën e 58 të takimit.

Më pas, në fundin e ndeshjes, kur regjistrohej minuta e katërt shtesë, ai ia doli të shmangte daljen e portierit për të shënuar golin e rezultatit përfundimtar 2-2.

Kështu ai ruajti pathyeshmërinë për ekipin e tij në 6 javët e para të kampionatit ku është shfaqur mes pretendentëve për titull.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"