VIDEO/ Armando Broja një fans i Luiz Ejllit? Shfaqet mesazhi misterioz në BBVIP: Të ndjekim çdo ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2023 | 21:04

VIDEO/ Armando Broja një fans i Luiz Ejllit? Shfaqet mesazhi misterioz në BBVIP: Të ndjekim çdo ditë

Këngëtari Luiz Ejlli i cili ndodhet në shtëpinë e Big Brother Vip Albania që nga data 24 dhjetor 2022, padyshim është kthyer në një nga personazhet më të dashura për Shqipërinë.Collage Maker-20-Mar-2023-09-00-PM-1570

Me të gjitha debatet, humorin, lojërat e tij, ai ka ditur më së miri ti vjedhë zemrat shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Një ndër adhuruesit e tij të flaktë duket që është edhe sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Broja i cili aktivizohet në radhët e Çelsit.

Në rubrikën “Big Love” banorët mund të marrin dhurata nga të gjithë fansat e tyre nga brenda dhe jashtë vendit. Kësaj herë ka qenë vetë sulmuesi që është bërë protagonist duke i dërguar një mesazh Luiz Ejllit. 

“Luiz të përshëndesim, je më i miri, të ndjekim çdo ditë familja Armando Broja London”, thuhej në mesazhin e dërguar drejt këngëtarit.

Rkujtojmë që Broja tani ndodhet jashtë fushave për shkak të një dëmtimi, por është në fazë rikuperimi dhe pritet të rikthehet së shpejti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"