VIDEO/ Abazaj mban gjallë shpresat e Tiranës për “Final Four”, Kukësi ndalet te traversat mes protestave për penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 23:58

VIDEO/ Abazaj mban gjallë shpresat e Tiranës për “Final Four”, Kukësi ndalet te traversat mes protestave për penallti

Tirana mposhti Kukësin në “Air Albania” me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superiore.

bandicam 2024-04-13 15-01-56-890

 

Pjesa e parë dhuroi pak emocione teksa sfida ishte e balancuar si me rastet, tentativat për gol por edhe kartonët.

Ndërsa në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka. Në minutën e 68′ Kukësi pretendoi për një penallti por arbitri Ferataj ua mohoi edhe pas rishikimit në VAR. Më pas verilindorët patën mundësinë për të kaluar në avantazh, por ishin të pafatë. Adetola dhe Solodovnikov goditën të dy traversën.

Në momentin e tyre më të mirë u ndëshkuan nga Kristal Abazaj i cili gjeti golin e vetëm të sfidës në të 88-ën.

Me këtë fitore, Tirana ngjitet në vendin e 4-të me 43 pikë ndërsa Kukësi mbetet në vendin e fundit me 56 pikë.

TIRANA 1-0 KUKËSI

88′ Abazaj

NGJARJET KRYESORE

90’+7′ Mbyllet sfida, fiton Tirana!

91’ Largohet Patrik, Fagu fut në lojë Ermal Metën.

90’ Akordohen 7 minuta shtesë.

89’ Abazaj ndëshkohet me karton të verdhë pas heqjes së fanellës gjatë festës së golit.

88′ GOOOL TIRANA 1-0/ Haxhiu pason për Abazajn ky i fundit nuk fal përpara portës dhe shënon golin e avantazhit. (VIDEO)

85′ Solodovnikov gjuan dhe traversa i mohon golin e avantazhit. (VIDEO)

84′ Adetola gjuan me të majtën potente dhe godet traversën e cila i mohon golin. (VIDEO)

82′ Duka, Hasaj dhe Beshiraj lënë fushën e lojës, ka minuta për Adetolën, Da Motën dhe Dragoshin.

79’ Hoxhallari gjuan me të majtën potente por nuk arrin të shënjestrojë kuadratin. (VIDEO)

78′ Selita ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Haxhiut.

74’ Bardheblutë kishin mundësinë e avantazhit, por Reçi bën një ndërhyrje vendimtare duke iu mohuar golin. (VIDEO)

72′ Lleshi lë fushën e lojës, ka minuta për Momoh.

68’-71’ Deliu ndërhyn ndaj Salamit në zonë, Ferataj shkon në VAR për ta rishikuar. Arbitri vijon lojën duke iu mohuar një penallti verilindorëve (VIDEO)

65’ Largohen Mici dhe Lulaj, ka minuta për Najdovskin dhe Nikqin.

64’ Largohet Lamçe, në lojë futet Selita.

58’ Hasaj gjuan nga goditja e dënimit, Mici largon topin jashtë. (VIDEO)

56’ Jonuzi provon të gjejë golin, por tentativa është e shkuar dëm.

54’ Salami pason për Beshirajn, ky i fundit gjuan drejt portës por topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

52’ Jaku lë fushën e lojës, zëvendësohet nga Lushkja.

51’ Deliu gjua nga jashtë zonë por nuk arrin të shënjestrojë mirë portën dhe dërgon jashtë topin. (VIDEO)

49’ Patrik pason për Abazajn, ky i fundit gjuan me të djathtën por topi shkon jashtë. (VIDEO)

46′ Nis pjesa e dytë.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë pa gola.

45’+3’ Kukësi pretendon për një prekje me dorë nga Hoxhallari, arbitri vijon me lojën. (VIDEO)

45’ Akordohen 3 minuta shtesë.

43’ Patrik gjuan drejt zonës, Zhongo largon rrezikun. (VIDEO)

34’ Haxhiu gjuan nga goditja e lirë, Tafas e pret lehtësisht topin. (VIDEO)

33’ Duka ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Patrik dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

22’ Zhongo gjuan me kokë, por topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

17’ Abazaj pason për Patrik, ky i fundit godet me kokë drejt portës por aty gjen Tafasin i cili bën një pritje fantastike. (VIDEO)

11’ Jonuzi iu kundërpërgjigjet verilindorëve me një goditje, por nuk arrin të shënjestrojë kuadratin. (VIDEO)

10’ Beshiraj provon me të djathtën potente, Abdullahu bën heroin dhe mban portën të paprekur. (VIDEO)

9’ Jaku ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli taktik ndaj Salamit.

6’ Haxhiu gjuan nga goditja e lirë në zonë, por topi largohet nga Solodovnikov. (VIDEO)

3’ Salami niset përpara me topin, Përgjoni ndërhyn në mënyrë të saktë dhe ia largon nga këmbët.

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Abdullahu, Mici, Lulaj, Hoxhallari, Jonuzi, Haxhiu, Deliu, Përgjoni, Jaku, Patrik, Abazaj

Trajner: Erbim Fagu

KUKËSI: Tafas, Duka, Zhongo, Lamçe, Reçi, Mingo, Lleshi, Salami, Hasaj, Beshiraj, Solodovnikov

Trajner: Bledar Devolli

fdxhxfgh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"