VIDEO/ 14 muaj pritje për të gjetur golin e parë, mesfushori shqiptar që refuzoi ftesën e De Biazit e bën “sefte” me skuadrën e… Ibrës
Mesfushori me origjinë shqiptare, Loret Sadiku, i cili në vitin 2013-të refuzoi ftesën e Xhani De Biazit, për t’iu bashkuar Kombëtares shqiptare, ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Hamarbit në elitën e futbollit suedez.
Ky ishte goli i parë për Sadikun me fanellën e Hamarbit, 14 muaj nga ndeshja e parë me skuadrën suedeze, të cilës iu bashkua sezonin e kaluar. Mesfushori me tipare mbrojtëse tundi rrjetën në minutën e 44-t në duelin ndaj Goteborgut që përfundoi me rezultatin 1-1.
Loret Sadiku nickar in ledningsmålet för gästerna! Hammarby leder på Gamla Ullevi 🟢 pic.twitter.com/j8iRJK5h2j
— discovery+ sport 🇸🇪 (@dplus_sportSE) May 21, 2023
Vlen të theksohet se 23% të aksioneve të klubit të Hamarbit zotërohen nga sulmuesi i Milanit, Zllatan Ibrahimoviç që është bashkëpronar i ekipit të Sadikut.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"