VIDEO/ 13 vite pritje, Interi në finalen Champions-it! Zikaltrit likuidojnë pa problem Milanin dhe hipin në çatinë e “San Siros” për të parë… Stambollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 0:39

VIDEO/ 13 vite pritje, Interi në finalen Champions-it! Zikaltrit likuidojnë pa problem Milanin dhe hipin në çatinë e “San Siros” për të parë… Stambollin

Interi në finalen e madhe të Champions-it! Zikaltrit e Inzagit mposhtin me rezultatin 1-0 Milanin edhe në aktin e dytë gjysmëfinal, duke siguruar biletën për në finalen e Stambollit. Goli i Lautaro Martinez, vulosi këtë euroderbi, teksa në përballjen e parë ishin po zikaltrit që triumfuan me rezultatin 0-2. 

Lautaro

Inter rikthehet kështu në finalen e Champions League pas 13 vitesh, teksa për herë të fundit e fituan kompeticionin europian ku kundërshtar kishin Bajernin e Mynihut. Tashmë, të besuarit e trajnerit Simone Inzaghi presin të mësojnë të mërkurën fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinalist, Mançester Sitit-Real Madrid.

FT: INTER-MILAN 1-0

Lautaro Martinez 74′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

84′ Dy zëvendësime te Interi, largohen Barela dhe Lautaro, në fushë Korrea dhe Galjardini.

81′ Kruniç ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Çalhanoglu. Momente tensioni, ndëshkohen edhe Kalululu, Lautaro dhe Tomori.

78′ Pranë goli të dytë Interi, me Lautaro Martinez, që provon të surprizojë portierin me një parabol, por zgjatet bukur Menja. Goditje këndi për Interin.

76′ Dy zëvendësime te Milani, largohen, Mesias dhe Diaz, në fushë Selemakers dhe Orixhi.

74′ GOOOOOL INTER 1-0/ Zhbllokohet sfida, Lautaro Martinez kalon në avantazh zikaltrit. Shpërthen festa në “San Siro”. 

69′ Mundësi shënimi për Milanin, Kalabria harkon nga e djathta për Leaon, që provon të asistojë me kokë për Mesias, por kontrollon Onana.

66′ Zëvendësim te Interi, largohet Xheko, vendin e tij e merr Lukaku. Gjithashtu largohet edhe Dimarko që i lë vendin Gosensit.

64′ Zëvendësim i detyruar te Milani, largohet Çau i dëmtuar, vendin e tij e merr Kalulu.

56′ Çau është i ndëshkuari i parë i sfdës me karton të verdhë.

55′ Pjesë e dytë nis me duele të shumta në mesfushë. Mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

44′ Zëvendësim i detyruar te Interi, largohet nga fusha i dëmtuar, Mkhitarjan, vendin e tij e merr Brozoviç.

41′ Sërish rrezikshëm Interi, me Lautaro Martinez, që provon me një predhë në hyrje të zonës, gjuajtja e argjentinasit, shkon mbi traversë.

39′ Kundërpërgjigje e menjëhershme e Interit me Xhekon. Boshnjaku godet bukur me kokë pas harkimit të Çalhanoglu, por i jashtëzakonshëm Menja në këto minuta, që tregon reflekset, duke i mohuar golin zikaltrve.

38′ Leao shkakton tërmet në mbrojtjen e Interit, portugezi futet bukur brenda zonës, provon të gjejë cepin e portës, por gjuajtja shkon jashtë kuadratit.

33′ Ulet disi rritmi i sulmeve në këto minuta, teksa loja është e përqëndruar në mesfushë.

25′ Vendimtare ndërhyrja e Çaos, që bën një mbyllje mjaft të bukur, duke larguar rrezikun në këndore.

23′ Aksion i bukur i Interit, Xheko servir një top të bukur për Mkhitarjan, por armeni gjuan keq në hyrje të zonës, duke sfumuar një shans të artë.

13′ Në apel thirret edhe Menja, që bën një pritje spektakolare ndaj Barelës, por gjyqtari akordon pozicion jashtë loje për Xhekon.

11′ Pranë golit Milani, me Brahim Diaz, që provoi me një gjuajtje në afërsi të pikës së penalltisë, por fantastik Onana që i mohon golin kuqezinjve. Protestojnë interistët për faull ndaj Barelës.

10′ Milani fiton goditjen e parë nga këndi, pranë këndit shkon Tonali. Kroson italiani, por largon Xheko me kokë.

8′ Kësaj here ishte Barela që provoi, por gjuajtja e mesfushorin nuk kishte saktësinë e duhur, duke përfunduar jashtë kuadratit të Menja.

5′ Kundërpërgjigjet Teo Hernandez me një predhë nga distanca, tentativa e francezit shkon ngjitur me traversën e Onanës.

3′ Interi e nis duelin në sulm dhe i afrohet golit me Xhekon, por gjyqtari akordon faull në sulm, për ndërhyrje të gabuar të Barelës ndaj Tonalit.

1′ Ka startuar euroderbi! Atmosferë elektrizuese në “San Siro”.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER: Onana; Darmian, Açerbi, Bastoni; Dumfris, Barela, Çalhanollu, Mkhitarjan, Dimarko; Lautaro Martínez, Xheko.
Trajner: S. Inzagi

MILAN: Menja; Kalabria, Çiau, Tomori, Teo Hernandez; Tonali, Kruniç, Mesias; Rafael Leao, Brahim Diaz, Zhiru.
Trajner: S. Pioli

sadsasdasdasda

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"