VIDEO/ 13 vite pritje, Brest shtang PSG-në dhe i merr pikë në mes të… Parisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2024 | 23:08

VIDEO/ 13 vite pritje, Brest shtang PSG-në dhe i merr pikë në mes të… Parisit

Skuadra e Brestit ka arritur të thyejë makthin 13-vjecar mbrëmjen e sotme, teksa i ka marrë një pikë PSG-së në shtëpi, në një duel që rezultoi surprizues.  

06cd4674-b48a-48f2-9bde-19e0fbd87b8f

Skuadra e Luis Enrikes, kaloi në avantazh të dyfishtë në minutat 38 dhe 45, me Asension dhe Kolo Muani, por kjo gjë nuk mjaftoi, pasi miqtë e Brest, mblodhën forcat, duke gjetur baraspeshën në pjesën e dytë falë golave të Kamara dhe Pereira Lage në minutat 55 dhe 80. 

Brest arriti t’i prishte kështu serinë prej 14 fitoresh radhazi në duelet direkt që këto dy skuadra kishin patur me njëra-tjetrën.  

Hera e fundit që Brest barazonte ndaj PSG-së, ishte 17 maji i vitit të largët 1991, asokohe sfida mbyllej në barazim 1-1.  

psg

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"