Vëzhgim/ Pesë skuadra e mbyllën sezonin në Kategorinë e Parë pa e ndryshuar trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2024 | 13:55

Vëzhgim/ Pesë skuadra e mbyllën sezonin në Kategorinë e Parë pa e ndryshuar trajnerin

Në sezonin 2023-2024 Kategoria e Parë ka treguar më shumë stabilitet sesa Superiorja për sa i përket “valsit” të pankinave. Pesë nga 12 klubet e së Parës e nisën dhe mbyllën kampionatin pa e ndryshuar trajnerin.

DEDE

Pra rreth 40% e skuadrave i kanë besuar të njëjtit staf teknik, nga fillimi deri në fund. Pikërisht bëhet fjalë për Elbasanin që u shpall kampion me trajnerin Nevil Dede, për t’u pasuar me Bylisin, i cili nën drejtimin e trajnerit Arjan Bellai, siguroi rikthimin direkt në elitë. Korabi, nën drejtimin e trajnerit Shpend Kumbarçe, zhvilloi një sezon pozitiv, duke marrë pjesë në fazën “play off”, por pa mundur që të siguronte biletën për në Superiore. Kastrioti, nën drejtimin e trajnerit Ramadan Ndreu, arriti që ta sigurojë në fund mbijetesën në Kategorinë e Parë.

Ndërsa Lushnja e nisi dhe e mbylli nën drejtimin e trajnerit Gugash Magani, ku dolën jashtë pritshmërive dhe vetëm me ndeshje shtesë kundër Ilirisë e siguroi qëndrimin. Flamurtari, Besa, Luzi 2008, Tomori dhe Vora e mbyllën sezonin duke provuar tre trajnerë të ndryshëm. Ndërsa Burreli dhe Apolonia u drejtuan nga dy trajnerë të ndryshëm në sezonin 2023-2024. Në përgjithësi në sezonin e fundit kanë drejtuar trajnerë me përvojë në Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"