Vetëm një mungesë tek Teuta, ja si pritet të luajë Martini

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 10:50

Vetëm një mungesë tek Teuta, ja si pritet të luajë Martini

Teuta po përgatitet për ndeshjen e radhës, të cilën do ta luajë sot pasdite me Vllazninë në “Niko Dovana”.

teuta

Për durrsakët pikët janë jetikë duke dashur të largohen nga zona e “play out”-it. Stafi teknik, me në krye Edi Martinin, ka dhënë sot instruksionet dhe këshillat e fundit taktike gjatë seancës stërvitore të zhvilluar në stadiumin e qytetit.

Ekipi vjen në këtë takim në gjendjen më të mirë të mundshme, teksa grupi është i plotë, me përjashtim të Gjinollarit, i cili është i pezulluar në këtë takim për shkak kartonësh.

Sa i përket formacionit që Martini do të hedhë në fushë, pritet ta nisë me: Vata në portë, Kotobelli, Gjini, Jazxhi, ndërkohë nga krahët Kruja dhe Peposhi.

Në mesfushë do të rreshtohet: Daja, Beqja dhe Arifi, ndërkohë përpara tyre Daci dhe Lloci.

TE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"