“Vetëm një minutë ndryshoi dinamikën”, Del Piero i pakënaqur me Juventusin: Sevilja luajti më mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2023 | 23:26

“Vetëm një minutë ndryshoi dinamikën”, Del Piero i pakënaqur me Juventusin: Sevilja luajti më mirë

Barazimi 1-1 i Juventusit ndaj Sevijes nuk ka kënaqur njw ikonë të bardhezinjve si Alesandro Del Piero. Ish-sulmuesi ka deklaruar se skuadra spanjolle luajti më mirë se ekipi i Alegrit, duke mos dhuruar atë që pritej.

bandicam 2023-05-11 23-23-08-889

“Ky gol dhuron më shumë se një shpresë. Ndeshja u luajt në mënyrë më të mirë për Seviljen, me më shumë qetësi, e lehtësuar nga ky start i ndeshjes, jo vetëm me golin, por edhe me rrezikshmërinë.

Juventusi humbi terren, u mundua që të futej përsëri në shina, por nuk ka bërë shumë, edhe kjo duhet thënë. Është një skuadër e cila ka vështirësi që të përshpejtojë dhe të përmbysë aksionet sulmuese. Janë 95 minuta thuajse perfekt për Seviljen dhe një minutë që ndryshon dinamikën e ndeshjes së ardhshme”, tha Del Piero.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"