Vetëm një lojtar ka fituar Champions, zbuloni statistikat e veçanta të formacioneve titullare të Mançester Sitit dhe Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2023 | 20:33

Vetëm një lojtar ka fituar Champions, zbuloni statistikat e veçanta të formacioneve titullare të Mançester Sitit dhe Interit

Mançester Siti dhe Interi përballen në finalen e Ligës së Kampioneve për këtë edicion, duke kërkuar një trofe që për të dy klubet do të ishte me një rëndësi shumë të madhe për historinë e tyre. Përballë janë dy formacione të mbushur me yje, por ku i vetmi lojtar që e ka fituar këtë trofe, është ai i cili nuk ka shanse të luajë.

Capture

Skot Karson, portieri i tretë i Mançester Sitit, është në fakt i vetmi futbollist nga të dy skuadrat që e ka fituar më parë këtë trofe. Në vitin 2005, ai ishte pjesë e Liverpulit kur të kuqtë triumfuan po në Stamboll përballë Milanit, duke ngritur lart trofeun aq shumë të dëshiruar.

Sa u përket të tjerëve, Interi nuk ka asnjë futbollist që ka luajtur më parë në finale, ndërsa Mançester Siti ka 9 lojtarë të cilët e kanë bërë më parë një gjë të tillë.

Mançester Siti ka një rreshtim titullar me moshën mesatare 28 vjeç e 137 ditë, kundrejt 29 vjeç e 105 ditë të Interit. Lojtarët titullarë të anglezëve kanë në total së bashku 541 ndeshje të luajtura në Ligën e Kampioneve, kundrejt 363 të atyre të skuadrës italiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"