Vetëm një dilemë për Mehmetin, ja formacioni i mundshëm i Dinamos kundër Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2024 | 11:25

Vetëm një dilemë për Mehmetin, ja formacioni i mundshëm i Dinamos kundër Vllaznisë

Blutë, ashtu siç e tha edhe vetë trajneri Mehmeti në konferencën e djeshme, kanë vetëm një dilemë për ndeshjen e sotme kundër Vllaznisë.

dinamo

Fantazisti brazilian, Denison, ka një shqetësim muskulor dhe vendimi përfundimtar do të merret në momentet e fundit. Nëse braziliani ia del, atëherë Dinamo do të zbresë në fushë kundër Vllaznisë me formacionin e zakonshëm, me 4 lojtarë përpara, teksa rikthehet Kaçorri nga pezullimi.

Nëse Denison e nis nga stoli, gjasat janë që të shtohet një mesfushor dhe pikërisht Smaçi. Mbrojtja është po ajo, me Markun, Hoxhën, Behiratçen dhe Lorran, përpara portierit Sali. Andoni dhe Gudiabi do të jenë në qendër të mesfushës, ndërsa Vila, Zabërgja dhe Denison në ofensivë, aty ku Kaçorri është në rolin e “pykës”.

HDGJH

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"