Vetëm 4 pikë në 5 ndeshjet e fundit, Alegri nuk e bën dramë: Ka luajtur një nga Juvet më të reja në histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 23:45

Vetëm 4 pikë në 5 ndeshjet e fundit, Alegri nuk e bën dramë: Ka luajtur një nga Juvet më të reja në histori

Juventusi po kalon një moment të vështirë në Serinë A italiane, teksa ka regjistruar vetëm 4 pikë në 5 ndeshjet e fundit. Bardhezinjtë e Alegrit u mposhtën mbrëmjen e sotme nga Napoli me rezultatin 2-1, duke regjistruar kështu humbjen e 4-t në kampionat.  

ALEGRI

Pas këtij dueli foli edhe trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Maksimiliano Alegri, që në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “DAZN” ndër të tjera u shpreh:  

“Sonte djemtë bënë një ndeshje vërtetë të mirë, por nuk arritëm të shfrytëzonim rastet e shënimit. Janë hapa normale në procesin e rritjes së një skuadre të re në moshë. Duhet të gjejmë më shumë ekuilibër, sidomos në ndeshjet e rëndesishme. Skuadra ama ka luajtur mirë. Jemi të dytët për momentin dhe kemi ende 11 ndeshje për të luajtur për arritjen e zonës Champions. 

Zgjedhjet në mesfushë i kisha të detyruara nga mungesat e MeKeniet e Rabio.  Mireti gjithsesi ka luajtur 60 ndeshje me Juven. Edhe Alkaraz luajti mire. Napoli nuk pati raste te pastra shënimi.  

Na vjen keq për rezultatin sepse tani kemi një kalendar të vështirë. Duhet të përmirësohemi në shumë gjera. 

Tek penalltia duhet të kishim qenë me të shkathët në reagim. Bremer e Aleks Sandro duhet të ishin nisur më herët. Osimhen goditi keq sepse po ta kishte goditur mire, pas devijimit topi do te kishte shkuar ne korner. 

Sonte besoj se ka luajtur një nga Juvet më të reja në moshë në histori. 6 lojtarë në fushë ishin datëlindja 2003-2005. Kjo tregon se po punojmë mirë më të rinjtë Vitin e ardhshëm na lejon të nisemi me disa të rinj që kanë ndërkohë eksperience. Tani duhet të përpiqemi të marrim pikë kundër Atalantës.  

Ndeshjet e fundit kemi pësuar shume gola. Ky është futbolli. Ka momente ku gjerat nuk shkojnë mire. Kemi gjithsesi 57 pikë dhe jemi koherentë me objektivin që kishim në fillim të sezonit. 

Për të ardhmen time, çdo vit në këtë pikë të sezonit, sido që të shkojnë punët, flitet për të ardhmen time. Unë jam trajneri i Juves. Problemi Alegri nuk ekziston për momentin”, u shpreh trajneri.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"