Vetëm 1.5 sekonda më i ngadaltë sesa Bolt, ylli Mbape “çmend” botën e atletikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2024 | 21:24

Vetëm 1.5 sekonda më i ngadaltë sesa Bolt, ylli Mbape “çmend” botën e atletikës

Rrjeti mediatik britanik “BBC” ka krijuar një zhurmë të madhe në botën e atletikës pas një mesazhi të publikuar në profilin e këtij televizioni në rrjetin social “X”.

mbape

Në të, raportohet se ylli i Paris SG-së, Kilië Mbape ka regjistruar kohën 10.90 sekonda të matur në 100 metra, që sipas “BBC Sport” është vetëm pak më shumë se një sekondë më e ngadaltë se rekordi botëror në këtë distancë (9.58) që mbahet nga legjenda e gjallë e Atletikës, Usain Bolt.

Ky krahasim ka bërë bujë në botën e atletikës. Pa hyrë në vlerësimin nëse një tepricë prej më shumë se 1.4 sekonda është “shumë” apo “pak”, mjaft specialistë kanë kritikuar natyrën e krahasimit.

Për shembull, në rastin e Mbapesë, koha e matjes është marrë kur ai e kishte nisur vrapimin, ndërsa Bolt nis nga pedana e startit i ulur. Një kundërshtim i dytë është mënyra e matjes së regjistrit, e cila nuk është specifikuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"