Vera ishte si një “minierë ari”, ja shuma që fitoi Tirana nga Europa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2023 | 10:30

Vera ishte si një “minierë ari”, ja shuma që fitoi Tirana nga Europa

Tirana dhe Beshiktashi u përballën të enjten e 3 gushtit në sfidën e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës në Tiranë. Kualifikimi në turin e dytë të Ligës së Konferencës u ka garantuar bardhebluve 550 mijë euro nga UEFA.

tirana beshiktash

Ama bonusi nuk janë paratë e Europës, por ajo që fituan nga sfida me Beshiktashin ishte më shumë nga sa mund të grumbullonin nga turi i tretë i Ligës së Konferencës.

Tirana shiti 11 mijë bileta, ndërsa nga ana tjetër të ardhura për sfidën me Beshiktashin ishin reklamat në stadium. Po kështu, bardheblutë shitën 300 mijë euro të drejtën e TV-së për sfidën me Beshiktashin dhe gjithçka mesa është marrë vesh është mbyllur me një fitim mbi 1 milion euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"