Vendoset “paqja”/ Zgjidhet çështja e stadiumit, ja ku do t’i luajë ndeshjet Besa e Kavajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2023 | 22:22

Vendoset “paqja”/ Zgjidhet çështja e stadiumit, ja ku do t’i luajë ndeshjet Besa e Kavajës

Besa i jep zgjidhje çështjes së sta diumit. Që të kuptohemi, ende nuk ka ndonjë lajm për nisjen e punimeve për ndërtimin apo rikonstruksionin e impiantit të rrënuar në mes të qytetit. Zgjidhja ka të bëjë me diçka tjetër, të paktën e dinë ku do të luajnë.

stadiumi_luzi_2008_investimi_fshf_fusha_shkurt_2023-1024x682-1

Merr fund vetëm sorollatja, pasi zyrtarisht do të stacionohen në Luz. Përtej përplasjeve që kanë pasur të dyja klubet për këtë temë, është arritur një marrëveshje për sezonin 2023- 2024. Dhe kjo përkthehet me një “bela” më pak për drejtuesit verdhezinj, që prej kohësh po u vlonte koka. Vërtetë nuk do të luajnë në shtëpi, por të paktën nuk do t’u duhet të marrin rrugë të gjata vetëm për një ndeshje shtëpiake.

KRYEBASHKIAKU SJELL “PAQEN”

Ka qenë iniciativë e kryebashkiakut Fisnik Qosja, ajo që i ka dhënë drejtim kësaj historie. Ai ka ftuar në zyrën e tij presidentët Nexhat Bizhdili dhe Albert Lusha, duke sjellë kështu edhe “paqen”. Kujtojmë se Kavaja dhe Luzi bëjnë pjesë në juridiksionin e Bashkisë Kavajë. Pasi ishte njohur në fushatën elektorale me kërkesën e qindra tifozëve që bridhnin sa në Berat, Peqin e Lushnjë, i pari i bashkisë ka mbajtur premtimin e dhënë.

Paraditen e së mërkurës u arrit edhe një marrëveshje mes dy klubeve. Si përfundim, Besa, takimet e shtëpisë do t’i luajë në stadiumin e Luzit. Numri një i bashkisë garantoi presidentin e luznjakëve për mirëmbajtën e stadiumit, shqetësimin që ata kanë pasur në të shkuarën. Ai do të akordojë një fond të kënaqshëm për terrenin, por edhe për tërë ambientet e tjera të stadiumit.

FUSHA STËRVITORE

Hapi i parë që kryebashkiaku ka bërë, preku aneksin stërvitor të Besës. Ai ka dërguar menjëherë punëtorë për mirëmbajtjen e këtij terreni. Kështu, ka marrë fund edhe “telenovela” shëtitëse e Besës dhe u krijohen kushte qindra tifozë kavajas që të mbështesin ekipin e zemrës vetëm 10 km larg Kavajës. E vetmja gjë që mbetet të diskutohet është alternimi i kalendarit mes tyre, por në këtë mes do të futet në lojë edhe FSHF-ja.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"