Vendimtare për mbijetesën, Ndreu: Kastrioti do të japë shpirtin në fushë ndaj matjanëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2024 | 12:51

Vendimtare për mbijetesën, Ndreu: Kastrioti do të japë shpirtin në fushë ndaj matjanëve

Kastrioti pret Burrelin të dielën ora 15:00 në “Redi Maloku” të Fushë Krujës. Në prag të këtij takimi trajneri Ramadan Ndreu tha:

Ramadan Ndreu, trajneri i Kastriotit

“E kemi vlerësuar shumë dhe kemi marrë masat që ta kalojmë me sukses sfidën. Kundër Burrelit është shumë e rëndësishme për fatet e kampionatit. Kemi bërë gabime rrugës që nuk duhet të përsëriten përballë matjanëve. Kemi punuar gjatë kësaj jave me kapacitet të plotë. Lojtarët kanë marrë ngarkesat dhe udhëzimet e nevojshme për këtë ndeshje. Puna është përqendruar kryesisht në shfrytëzimin e rasteve që do të na krijohen. Marrja e trepikëshit kundër Burrelit do të na shërbejë shumë për objektivin tonë, daljen nga zona e rrezikut dhe për të mos rënë më poshtë. Kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje deri në mbyllje të kampionatit duhet të bëjmë gjithçka, të japim shpirtin në fushë për t’ia dalë”.

kas bu

SHKËLQIM HASANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"