VENDIMET E DISIPLINËS/ Gjobiten 4 klube të Superiores, Komisioni “burgos” Adolf Selmanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2023 | 21:23

VENDIMET E DISIPLINËS/ Gjobiten 4 klube të Superiores, Komisioni “burgos” Adolf Selmanin

Komisioni i Disiplinës ka publikuar ditën e sotme edhe vendimet për parregullsitë gjatë fundjavës në të gjitha kategoritë respektive.

komisioni-disiplina-fshf

Plot 4 klube të Superiores, Skënderbeu, Partizani, Kukësi dhe Tirana janë gjobitur me 50 mijë lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve, ndërkohë që bie në sy pezullimi me 8 ndeshje i ish-kapitenit të Shpresave, Adolf Selmani, i cili pak ditë më parë u transferua te Iliria në Kategorinë e Dytë, nga skuadra e Erzenit. Selmani është dënuar për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes.  

JA TË GJITHA VENDIMET:  

  1. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. 
  1. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende dhe ndezje të flakadanëve, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. 
  1. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. 
  1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. 
  1. Zyrtari i FK Tomorri, Klodian Dervishi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. 
  1. FK Tomorri, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%. 
  1. Lojtari i KF Iliria, Adolf Selmani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. 
  1. Lojtari i KF Iliria, Gejardo Xeka, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. 
  1. KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%. 
  1. FK Apolonia U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Abissnet Superiore U-19, kundër FC Internacional Tirana U-19, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. 
  1. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta, Ilir Biturku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës. 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"