Vendim i papritur, Toni Kros kthehet te Gjermania për Europianin: Ma kërkoi Nagelsman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 15:23

Vendim i papritur, Toni Kros kthehet te Gjermania për Europianin: Ma kërkoi Nagelsman

Toni Kros ka bërë një prapakthehu të papritur, duke konfirmuar sot zyrtarisht se do të pranojnë ftesat nga përfaqësuesja gjermane në vijim. Lojtari i kishte dhënë lamtumirën ekipit kombëtar pas pjesëmarrjes në Euro 2020, kur e cilësoi ciklin e tij këtë ekip të mbyllur, për t’i bërë vend të rinjve. Por forma që po tregon te Real Madrid, ka bërë që stafi teknik me në krye Julian Nagelsman, të kërkojë kthimin e veteranit, pasi ai mund të ndihmojë ekipin.

jros

Ndaj sot, nëpërmjet rrjeteve sociale, Kros bëri të ditur se ishte në dispozicion të ekipit i cili ka përgjegjësinë e një paraqitje mëse dinjitoze duke qenë vendi organizator i Europianit të kësaj vere.

“Duke nisur nga muaji mars, do të kthehem të luaj me Gjermaninë. Përse? Pasi ma kërkoi trajneri. Jam i gatshëm ta bëj këtë gjë dhe e di që me këtë skuadër në Europian mund të bëjmë shumë më tepër se sa mendojnë shumica”, shkruante Kros në njoftimin e tij për kthimin në radhët e kombëtares gjermane me të cilën ka luajtur 106 ndeshje, duke shënuar 17 gola.


View this post on Instagram

A post shared by Toni Kroos (@toni.kr8s)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"