Vendim i papritur nga ylli anglez, i kërkon Sauthgejt që të mos e ftojë në përfaqësuese pa dhënë shpjegime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 22:35

Vendim i papritur nga ylli anglez, i kërkon Sauthgejt që të mos e ftojë në përfaqësuese pa dhënë shpjegime

Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, publikoi sot listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoret e muajit mars dhe për shumëkënd, surprizë ishte mungesa e mbrojtësit Ben Uajt, i cili po shkëlqen me Arsenalin. Por ka qenë vetë trajneri ai që ka bërë të qartë vendimin e papritur të mbrojtësit që nuk dëshironte të grumbullohej.

sdfdsfsdfdsfdsfsfddsf

“Kjo është padyshim pyetja që duhet të bëni, pasi sa i përket formës, unë nuk mund të ulem këtu ku jam dhe të them që ai nuk e meriton një vend këtu. Por ne kishim një telefonatë nga Edu (drejtori sportiv i Arsenalit) i cili na tha që Ben nuk dëshironte të merrej në konsideratë nga Anglia këtë radhë.

Është një mëkat i madh. AI është një lojtar që më pëlqen shumë. Unë fola me të pas Katarit pasi unë kisha dëshirë që ta grumbulloja, por kishte tërheqje nga ana e tij, nuk e di pse por më duhet ta respektoj dhe dua të lë derën e hapur për të. Ai nuk është në dispozicionin tonë, por dua të them edhe një gjë tjetër, që nuk ka asnjë problem mes nesh dhe as me Stiven Holand, pasi kjo gjë është përmendur në media dhe nuk më pëlqen”, theksoi Sauthgejt duke bërë të ditur vendimin e çuditshëm të mbrojtësit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"