“Vendim i guximshëm imi”, trajneri i Besëlidhjes sheh kthesën në Shijak ndaj Luzit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2022 | 11:55

“Vendim i guximshëm imi”, trajneri i Besëlidhjes sheh kthesën në Shijak ndaj Luzit

Nën drejtimin e Nikolin Çoçllit, Besëlidhja u dha fund përgatitjeve për javën e 10-të. Pikërisht sot shkojnë në Shijak, atje ku i pret Luzi 2008.

NIKOLIN COCLLI

Llogaritë e lezhjanëve bëhen me pikët, ndonëse e dinë që do ta kenë të vështirë. E megjithatë, trajneri është optimist. Në prag të transfertës së dytë radhazi, tekniku korçar për “Panorama Sport”, thotë:

“E kam marrë në dorëzim për ta drejtuar teknikisht prej dhjetë ditësh ekipin. Vendimi që mora kërkon guxim, duke pasur parasysh pozicionin që mban ekipi në klasifikim.

Por duke besuar te vetja, te puna e paraardhësve të mi, te grupi i futbollistëve dhe tek emri i Besëlidhjes, mendoj se do t’ia dalim.

Nesër (sot) luajmë me Luzin në ‘Tofik Jashari’ dhe e lehtë nuk do të jetë. E megjithatë, do të luftojnë vetëm për fitore për të konsoliduar pozitat.

Na duhen pikë se s’bën. Ekipi fizikisht është shumë lart dhe pikërisht këtë do ta shfrytëzojmë.

Nëse do të funksionojnë mekanizmat, jam i bindur se nuk do të largohemi bosh nga kjo transfertë. Gjithsesi, më mirë le të flasim në fushë. Kush gabon më pak, do të ketë sukses. Edhe unë aty e kam vënë theksin gjatë seancave stërvitore”.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"