“Vendi i 3-të do të ishte suksesi më i madh i historisë sonë”, Hafizi: Silvinjo kontradiktor, disa prej lojtarëve fshihen pas gishtit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2024 | 22:59

“Vendi i 3-të do të ishte suksesi më i madh i historisë sonë”, Hafizi: Silvinjo kontradiktor, disa prej lojtarëve fshihen pas gishtit

Ish –trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, nuk bie plotësisht dakord me zgjedhjet e Silvinjos për listën e bërë publike ditën e henë. Padyshim që vendimet më befasuese ishin lënia jashtë e Uzunit, Cikalleshit dhe Bares. Në prononcimin e dhënë për “Vizion Plus”, Hafizi deklaroi se trajneri brazilian do të mbajë një kosto për mirë ose për keq për vendimet e marra.  

Hafizi

Specialisti i njohur nuk kursen kritikat edhe për disa nga lojtarët e lënë jashtë, të cilët sipas tij duhet të kenë kurajën të flasin, jo të fshihen pas gishtit. Në fund Hafizi komentoi edhe mundësitë reale të kuqezinjve në euro 2024. 

“Të them të drejtën nuk më ka bërë përshtypje. Janë gjëra që në mënyrë ekskluzive janë të trajnerit, zgjedhja e lojtarëve. Duhet ti pranojmë dhe ti marrim të mirëqena. Rëndësi ka mendoj unë që për Silvinjon të mos ketë ndonjë peng, të mos ketë ndonjë paqartësi me veten e vet apo ndonjë mundësi që më vonë e bën të pendohet, të jetë me veten e vet i qartë dhe i pastër. Pastaj faturën e kësaj do ta marri si për mirë dhe si për keq trajneri i Kombëtares. 

Mu duk pak kontradiktor me lojtarët që ka marrë dhe me lojtarët që ka lënë jashtë në shpjegimet që ai jepte për arsye të ndryshme, Nuk mora vesh a ishin të dëmtuarit pjesë, apo ishin në mungesë të aktivizimit dhe formës së tyre jo në 100%?

Pra ishin disa moment ku diku u përplaste, pra ajo çfarë mendonte dhe ajo çfarë mendonte me atë çfarë kishte thënë, ose çfarë kishte në listë. Në qoftë se i referohemi rikthimit të disa lojtarëve siç është Abrashi apo Gjasula, unë mendoj se kemi të bëjmë një rikthim mbrapa. Disa të tjerë nuk kanë formë, nuk kanë 100% ,minuta loje. Por jam më Silvinjon sepse ne nuk kemi luksin të lemë jashtë lojtarë që nuk luajnë. Sepse në rast se do i binte kështu të parët që do rrinin jashtë, do ishin dy portierët. 

Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në dhënien e intervistave, sidomos drejtuesi dhe stafi, kur marrin përsipër të japin opinione të cilat pastaj kanë nevojë për llogari kur nuk shkojnë si duhet. Kjo nuk më duket shumë qartë dhe jo korrekte. 

Ne duhet të dimë kush jemi, të njohim veten tonë. Duke njohur veten tonë, me këmbën tokë, mund të kesh një logjike më të pastër për kundërshtarin. Ne analizojmë më shumë kundërshtarin sesa veten tonë. Zgjidhjen e këtyre enigmave. Kjo kombëtaren, unë mendoj, nëse ne arrijmë të dalim të tretë në grup, mund të dalim edhe të dytët ose te parët sepse çdo gjë ndodh në futboll. Sikur edhe një skuadër të lejmë prapa, unë mendoj se kemi arritur suksesin më të madhe në historinë e futbollit tonë”, deklaroi Hafizi.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"