Vëmendja te kalendari i fazës së tretë, Ledion Ruço: Atmosferë pozitive, Lushnja beson te fitorja në Peshkopi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 13:35

Vëmendja te kalendari i fazës së tretë, Ledion Ruço: Atmosferë pozitive, Lushnja beson te fitorja në Peshkopi

Ndeshja e fundit e fazës së dytë është shumë e rëndësishme për lushnjarët, pasi nga pozicionimi pas dy fazave varet kalendari i fazës së tretë. Verdhejeshilët do të kërkojnë vendin e gjashtë dhe për këtë u duhet të mundin Korabin. Lushnja ka një ecuri të mirë për vitin 2024, pasi ka regjistruar 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

ruco

Kështu, nga -5 pikë që ishte diferenca me vendin e gjashtë, Lushnja është barazuar me pikë me Korabin. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport” një nga “veteranët” e verdhejeshilëve, Ledion Ruço, shprehet: “Ekipi po përgatitet me seriozitet dhe atmosfera është e mirë.

Në takimin e radhës synohet vetëm fitorja. Kalendari është më i favorshëm dhe do t’ia bëjmë hyzmetin deri në fund. Rezultatet e fundit na kanë dhënë shumë besim se do t’ia dalim. Shpresojmë të ecim me këto ritme dhe të realizojmë objektivat”.

Kalendari – Lushnja nuk mund të zbresë më poshtë se vendi i shtatë, por as nuk mund të ngjitet më shumë se vendi i gjashtë pas përfundimit të dy fazave. Nëse Lushnja fiton në Peshkopi ndaj Korabit, do ta nis fazën e tretë në “Roza Haxhiu” dhe do të pres pikërisht Korabi.

Nëse Lushnja nuk fiton në Peshkopi, atëherë do ta nisë fazën e tretë duke luajtur sërish në transfertë me Korabin. Lushnjarët kanë një golavarazh më të dobët se dibranët.

ALBAN ALUSHI-PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"