Vëllai i Higuainit vendos bast për Vlahoviçin: I ngjan Gonzalos…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 22:36

Vëllai i Higuainit vendos bast për Vlahoviçin: I ngjan Gonzalos…

Nikolas Higuain, ose vëllai-menaxher i Gonzales, ish-bomberit të famshëm të Juventusit, vë bast se serbi është sulmuesi i duhur për bardhezinjtë, në një moment që palët po bisedojnë edhe rinovimin e kontratës.

nicolas-higuain-serieanews.com-051223

“Dushan është shumë i fortë, madje unë garantoj se është edhe më i frikshëm se sa Viktor Osimhen i Napolit që të gjithë ngrenë në qiell, por pas një sezoni pozitiv papritur është fikur. Te Vlahoviçi shoh shumë goditje që i ka pasur edhe vëllai im Gonzalo, por mbi të gjitha, më pëlqen më shumë karakteri që ka.

Sepse në verën që lamë pas, kur të gjithë e donin larg Torinos, edhe drejtuesit e Juves, Dushani vendosi të vërë vetë fytyrën, për të fituar bastin në Torino. Kjo tregon një ego të madhe dhe një personalitet, që pak lojtarë e kanë në qarkullim, siç e kishte edhe vëllai im apo edhe Vlahoviçi. Nëse do të kishte qenë vëllai im, Vlahoviçit do i kisha thënë:

‘Thjesht qëndro i qetë, sepse me cilësitë që ke mund të shënosh edhe dy gola për ndeshje, siç bënte Gonzalo. Madje, po ju rrëfej diçka që askush se dinte. Në 2013-ën, Juventusi ishte i pari që e donte Higuainin në skuadër, por në momentin që Reali e refuzoi pas dy ofertave të para, bardhezinjtë zgjodhën Tevezin, ndërsa vëllai im shkoi te Napoli, prej ofertës më të mirë ekonomike për madrilenët.

Por tri vite më pas, kur Gonzalo kushtonte 90 milionë, Juvja nuk nguroi, por në fund ia vlejti, duke qenë se të dy bashkë arritën deri te fitorja e 9 titujve radhazi dhe i shkuan shumë pranë edhe Champions-it. Besoj se edhe Vlahoviç në Torino mund të bëjë të njëjtin udhëtim”, u shpreh Nikolas Higuain.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"