“Vdekja e Duamenës na shokoi të gjithëve”, Peposhi: Duam fitoren ndaj Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2023 | 16:18

“Vdekja e Duamenës na shokoi të gjithëve”, Peposhi: Duam fitoren ndaj Dinamos

Ekipi i Erzenit, padyshim që fokusin kryesor ka pikët, bazuar në rezultatet e javëve të fundit të kampionatit, e se po mundohen në çdo lloj forme të mundshme për të kapërcyer situatën.

ardit peposhi

Në një prononcim të shkurtër për gazetën “Panorama Sport”, pak para nisjes së stërvitjes në stadiumin “Tofik Jashari”, kapiteni Ardit Peposhi, i pyetur për mundësitë reale të Erzenit të këtij sezoni, u përgjigj se po punojnë për aktualitetin, e për të përforcuar pozitat e tyre. Ai me bindje shprehet se mentaliteti tashmë është i formuar, e se kualitetet nuk mungojnë aspak.

“Për të qenë i sinqertë, vdekja e papritur e Duamenës na ka shokuar të gjithëve, por e tillë është jeta. Pra, e kemi pasur të vështirë për shkak të lajmit, por po përpiqemi t’i marrim maksimumin kësaj periudhe stërvitore, e uroj që mungesat të jenë të shmangshme deri më 23 nëntor, kundër Dinamos. Bazuar në mentalitetin e formuar, për të luftuar pa u dorëzuar, e u përmirësuar në aspektin e brishtë ai i shënimit të golave mendoj se do të bëjmë diferencë me paraqitjet e mëparshme. Kemi cilësi e kërkojmë fitore tanimë, në çdo ndeshje të mundshme”, deklaroi Peposhi.

ERALD DERVISHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"